Muriqi më i miri i javës në Turqi (FOTO)

Për të tretën herë këtë sezon, uebsajti ndërkombëtar SofaScore e ka zgjedhur Vedat Muriqin në ekipin e javës në Superligën e Turqisë, falë dy golave që ky i fundit i shënoi në ndeshjen kundër Genclerbirligi Ankaras.

Të premten, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi i ndihmoi skuadrës së tij, Fenerbahces, të sigurojë fitore me rezultat 5:2 kundër Genclerbirigli Ankaras, në kaudër të xhiros së 14-të të Superligës së Turqisë.

Muriqi e shënoi golin e parë dhe të tretë të Fenerbahces në këtë ndeshje, ndërsa u vlerësua me notën 8.8 për paraqitjen e tij. Kjo notë bëri që Muriqi të jetë në ekipin e javës së Superligës së Turqisë, sipas SofaScore.

Gjithsej, Muriqi ka luajtur në 13 ndeshje këtë sezon, duke kontribuar në ato me nëntë gola dhe me dy asiste. Për momentin, ai e ndan vendin e parë në listën për golashënuesin më të mirë në ligë me disa lojtarë, pasi që pesë futbollistë kanë arritur t’i shënojnë nga pesë gola.

Të gjitha këto paraqitje kanë bërë që vlera e 25-vjeçarit të rritet në treg në 7.7 milionë euro dhe për të të interesohet disa klube nga Evropa, së fundi në mesin e tyre është edhe Leicester City.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu