Muriqi mund të bëjë lëvizje befasuese, Rennes interesim konkret për sulmuesin

Një klub në që vjen si befasi ka shfaqur interesim konkret për Vedat Muriqin, i cili tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e tij këtë sezon.

Klubi francez Rennes dëshiron të forcojë sulmin për sezonin e ri dhe tashmë është i interesuar për sulmuesin nga Kosova që luan te Fenerbahce.

Rennes i cili përfundoi Ligue 1 në vendin e tretë dhe do të luajë në Ligën e Kampionëve pasi kampionati u përfundua para kohe nga pandemia COVID-19.

Kjo do të jetë paraqitja e tyre e parë në histori në Ligën e Kampionëve, dhe francezët e duan Vedat Muriqin që të kenë sulm më të fortë.

Sulmuesi 26-vjeçar ka një kontratë me Fenerbahcen deri në vitin 2023, ndërsa këtë vit shënoi 15 gola në 28 ndeshje zyrtare këtë sezon dhe bëri pesë asistime.

Emri i Vedat Muriqit ishte bërë i njohur kur shumë klube evropiane, veçanërisht Tottenhami u interesua për të.

Ai sot gjatë ditës tha se nuk mendon për largimin dhe kërkon ta fitojë Kupën e Turqisë këtë sezon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu