Mursel Misini kampion Ballkanik në karate, asnjë humbje

Më datat 24 dhe 25 mars, në Stamboll të Turqisë, është zhvilluar kampionati ballkanik në karate.

Karatisti shqiptar, Mursel Misini, përfaqësoi klubin “Bashkimi 2002”, denjësisht duke i fituar të gjitha duelet, gjatë rrugëtimit të tij drejt titullit të madh.

Rruga e Misinit drejt finales nuk ishte e aspak e lehtë.

Ai në duelin e parë u takua me garusin turk, Dogan Atesh të cilin e mposhti me 4:1, më pas u takua me garusin boshnjak, Marin Brkic të cilin e mposhti 2:0.

Në xhiron e tretë, ai mposhti lehtësisht, garusin nga Bullgaria, Stefan Petkov me rezultat 8:0. Në gjysmëfinale ai u takua me karateistin maqedonas, Aziz Ismail, duke e mposhtur 4:1. Misini në finale u takua me karateistin kosovar, Blodin Pakashtica të cilin e mposhti pas vendimit të gjyqtarëve, 5:0.

Kampioni i ri i Ballkanit, Misini, do ta përfaqësoj Maqedoninë në kampionatin evropian, që do të mbahet në Novi Sad./Arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu