Shëndeti i Vladimir Putinit është vënë sërish në pikëpyetje pasi së fundmi janë shfaqur pamjet e reja të presidentit rus në dukje të paaftë për të përdorur krahun e djathtë.
Sipas mediave të huaja, videoja ka kapur momentin kur Putini, 69 vjeç, bëri një vizitë në një muze ushtarak si pjesë e një fundjave festash për Ditën e Marinës së Rusisë, të festuar të dielën e fundit të çdo korriku.
Aty shefi i Kremlinit shihet duke folur me Ksenia, vajzën e ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu, kur mushkonjat fillojnë të gumëzhinin në anën e djathtë të fytyrës së tij.
Dhe aty, Putini ngre krahun e tij të majtë në një përpjekje për t’i larguar ato, ndërsa krahu i tij i djathtë “qëndron i varur” nga ana e tij.
Ai vazhdon të kruhet dhe të përkëdhel kokën me njërin krah përpara se të ecë përkrah Ksenias me një çalim të lehtë ndërsa ajo vazhdon turneun e saj.
Kjo video është e fundit në një sërë videosh që duket se tregojnë presidentin rus duke çaluar – dhe jo vetëm.
Ka pasur spekulime të përhapura mbi rënien e dukshme të shëndetit të Putinit muajt e fundit, me burime të ndryshme që sugjerojnë se despoti po lufton me një sërë vuajtjesh si kanceri dhe Parkinson.