Mustafi drejt Serisë A, zbulohet formula e transferimit

Roma vijon të jetë në kërkim të një mbrojtësi qendror pas lamtumirës së Manolas. Drejtuesit verdhekuq por studiojnë mundësinë e afrimit të Shkodran Mustafit, që dëshiron largimin nga Arsenali. Formula e transferimit të shqiptarit në kryeqytetin italian mund të jetë ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për 20-25 milionë euro.

27-vjeçari aktualisht përfiton një pagë 3 milionë euro në sezon, një shumë që është brenda parametrave të pagave në klubin kryeqytetas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu