Mustafi: Pa trajtimin e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk mund të ketë një paqe të qëndrueshme

Emisarët Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe Gabriel Escobar nga SHBA-ja, kanë qëndruar sot për në vizitë në Kosovë, në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, në RTK foli për njërën nga pikat e Qeverisë së Kosovës lidhur më marrëveshjen me Serbinë që lidhet me reciprocitetin e të drejtave të barabarta në mes shqiptarëve të Luginës dhe serbëve në Kosovë.

“Nuk ka asnjë arsye që shqiptarët e Luginës të kenë më pak liri, apo më pak të drejta, më pak mundësi. Konsideroj se një marrëveshje që do të duhej të arrihej në mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte historike dhe do të duhej të rivendoste kursin drejtë Bashkimit Evropian, që kupton trajtim të pakicave në mënyrë të drejtë”, tha Mustafi.

Kjo sipas tij, do të mundësonte që mos të kishte vatra krizash në të ardhmen.

“Pa trajtimin e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk mund të ketë një paqe të qëndrueshme në reciprocitet me serbët në veri të Kosovës, në mënyrë që për gjeneratat që po vinë të mos u lihen konflikte”, tha Mustafi.

Sipas tij, një kërkesë për reciprocitet të tillë, shqiptarët e Luginës e kanë bërë që në vitin 2006.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu