‘Na bëri pjesë të Serbisë, të reagojë tani’! Gazeta kosovare i kërkon llogari Ramës

Ditën e djeshme në mediat kosovare qarkulloi lajmi se kryeministri, Edi Rama kishte publikuar një hartë, ku shikohej se Kosova ishte pjesë e Serbisë. Reagimi për këtë nga mediat në Kosovë ka qenë i ashpër. Për ta nuk kapërdihet kollaj fakti se Edi Rama ende nuk ka reaguar për këtë gjë.

Sipas gazetës ‘Express’ ata kanë tentuar që të kontaktojë kabinetin e kryeministrit shqiptar, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Mund të thuhet se kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama shkakton zemërim të madh në Kosovë, pas samitit të Ohërit. Kujtojmë këtu se në këtë samit Rama tha se Kosova u vetëpërjashtua.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu