‘Na lehtësoi dhimbjen’, babi dhe vëllai i Liridonës tregojnë çka biseduan me prokurorin

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, që u vra në fund të nëntorit, ka publikuar një shkrim dhe një foto. Në shkrimin e vëllait të Liridonës, për të cilën vrasje janë arrestuar katër të dyshuar, përfshirë bashkëshortin e saj Naim Murseli, ka treguar se ka mbajtur një takim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji. Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.

U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese. Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu