“Na veçoni nga Shqipëria” Rama i përgjigjet Pendarovskit

Pas deklaratave të bëra nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovksi, i cili i ka kërkuar Këshillit Europian që vendi i tij të “ndahet” nga Shqipëria për të nisur procesin e hapjes së negociatave, ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama.

Kryeministri Rama këtë kërkesë të Presidentit të vendit fqinj e konsideron si të çuditshme, ndërsa kujton kontributin kyç të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në zhvillimet demokratik të vendit fqinj.

Shefi i qeverisë shton se kjo kërkesë e Presidentit të Maqedonisë së Veriut nuk duket as e drejtë dhe as praktike.

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë & shqiptarëve në zhvillimet demokratike & rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama. /BW/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu