Nacionalistët maqedonas i gëzohen dorëheqjes së Selës (FOTO)

Pas rezultatit zhgënjyes që Aleanca për Shqiptarët mori në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dha dorëheqjen e parevokueshme nga kreu i partisë, shkruan InfoShqip.

Pas dorëheqes së nga drejtimi i ASH-së gjesti i Ziadin Selës nga shumë figura publike si gazetarë, analistë dhe aktivistë të partisë që ai drejtonte u cilësua si akt fisnit dhe burrëror dhe kështu Sela do bëhet shembull si lideri i parë shqiptar që tërhiqet pas humbjes në zgjedhje. .

Mirëpo, dorëheqjes së Ziadin Selës më shumë i janë gëzuar nacionalistët maqedonas, të cilët kanë shprehur mllefin e tyre ndaj tij dhe shqiptarëve, nëpër komente duke shkruar: “Një më pak, që mundohej për destabilizim të Maqedonisë”, “Pas gjith atij “dajaku” vonë i erdhën mendtë”, “Tani Tetova do dështojë dhe nuk do e ngohë më diell shqiptar por vetëm diell maqedonas”, kështu u shprehën disa nacionalistë maqedonas nëpër komente në rrjetin social Facebook. Në vazhdim mund ti lexoni gjitha komentet e bëra në Facebook mbi dorëheqjen e Ziadin Selës. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu