Nafta u shtrenjtua me 14 denarë për vetëm 20 ditë, rritja vazhdon

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) dje publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot në të gjitha pikat e karburanteve në vend njofton agjenica e lajmeve INA.

Sipas metodologjisë për përcaktimin e çmimeve, çmimet me pakicë të karburanteve janë rritur mesatarisht për 5,88 për qind.

Benzina EUROSUPER BS-95 është shtrenjtuar për 3 denarë dhe nga sot shitet me 90 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 kushton 92 denarë për litër, po ashtu me një rritje prej 3 denarësh.

Rritja më e madhe është regjistruar te nafta. Çmimi i EURODIZELIT është rritur për 6 denarë, duke arritur në 94 denarë për litër.

Karburantet kanë shënuar rritje të vazhdueshme të çmimeve gjatë rreth 20 ditëve të fundit. Më 30 qershor, një litër naftë kushtonte 80 denarë, ndërsa nga sot kushton 94 denarë, ose 14 denarë më shumë. Në të njëjtën periudhë, benzina EUROSUPER BS-95 është shtrenjtuar nga 84,50 në 90 denarë për litër./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu