Nagavci uron mësuesit, garanton rritje të pagave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci uron mësuesit me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit. Duke filluar me grevën në arsim dhe duke e cilësuar si muajin shtator si jo të lehtë ajo u zotua se do të jetë pranë mësimdhënësve.

“E dashur mësuese, i dashur mësues, ti do të gjesh forcën, zërin, vullnetin për progres, për vete, për nxënësit, për vendin. Andaj dhe jemi e do të jemi bashkë, në përballje me gjithë pengesat që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi, me vullnetin e hekurt dhe me besimin që të arrimë bashkë rezultatet që duam, të fisnikërojmë edhe më tutje profesionin e mësuesit. Sepse mësuesi ka dinjitet, dinjitetin që e krijon vet, që edhe po deshi t’ia marr e humb dikush s’mundet. Ashtu sikur nuk mund të marrësh shkëlqimin e syve të fëmijëve, që ndjejnë e vlerësojnë njerëzoren, dashurinë, përkrahjen e mësuesit.”, shkroi ndër tjeash Nagavci.

Ajo e theksoi si prioritet përmisin e cilësisë në arsim , e po ashtu garantoi rritje të pagave.

“Prandaj, prioriteti ynë është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike, e këtë po e dëshmojmë me vullnetin dhe punën tonë të përditshme. Rritja e merituar e pagës e propozuar në ligjin për paga është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj jush. Edhe rritja e përshkallëzuar e pagës sipas performancës është përgjigjja jonë për nxitje për punë të mirë. Mësimdhënia meriton kompensim të dinjitetshëm dhe kjo do të jetë e garantuar.”, vijon postimi i ministres.

Mësuesit sot shënojnë ditën e tyre pa rrogën e shtatorit, ajo nuk është ekzekutuar nga Qeveria me arsyetimin se gjatë muajit shtator mësimdhënësit kanë qenë në grevë, nuk kanë punuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu