Napoli ka hyrë në garë për shërbimet e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi dhe dëshiron t’i ofrojë argjentinasit një ofertë joshëse, raporton e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”
Klubi napolitan i ka ofruar sulmuesit një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh.
Icardi pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, derisa marrëdhëniet e tij me klubin janë prishur që prej pranverës.
Interesim prej kohësh për reprezentuesin argjentinas është duke shprehur edhe Juventusi.










