Napoli, vjen kërkesa që bën Ancelotti-n të dridhet

Napoli është e vetmja skuadër që po mundohet të mabjë ritmin e çmendur të Juventus dhe po arrin ta bëjë këtë falë kurës Ancelotti. Trajneri italian ka përdorur rotacionin në momentet e duhur dhe të gjithë lojtarët e tij kanë përfituar nga kjo me përjashtim të Amadou Diawara.

Mesfushori nga Guinea përfshihet rrallë në zgjedhjet e teknikut dhe ka filluar të ndihet i pakënaqur. Verën e kaluar presidenti De Laurentiis ka refuzuar një ofertë 38 milionë euro nga Tottenham për ish-mesfushorin e Bologna-s, sepse vlerësimi i kartonit të tij është rreth 50 milionë euro dhe, sipas “Radio CRC”, menaxheri i tij ka kërkuar shitjen e lojtarit në janar.

Drejtuesit e Napoli-t i kanë siguruar përfaqësuesit të futbollistit se ai është pjesë e projektit dhe klubi mësohet të ketë refuzuar një ofertë nga Wolverhampton. Jorge Mendes ka kërkuar informacione për llogari të klubit anglez, duke ditur pëlqimin e lojtarit për Premier League, dhe nuk mund të përjashtohet një tentativë e re në merkaton e janarit.

Amadou Diawara përmbush karakteristikat teknike dhe fizike të lojtarit që po kërkon Milan për mesfushën pas dëmtimit të Lucas Biglia. Sipas “Calciomercato.com”, Napoli nuk ka ndërmend ta huazojë futbollistin, por kjo është formula e vetme me të cilën kuqezinjtë mund ta marrin lojtarin për shkak të kushtëzimeve nga Fair Play financiar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu