NASA publikon imazhe satelitore: Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, më të lashtit në Evropë

NASA ka publikuar të shtunën pamje satelitore nga Liqeni i Ohrit dhe ai i Prespës, teksa i ka cilësuar si dy nga liqenet më të lashta në Evropë, me karakteristika dhe veçori unike.

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, sipas NASA-s, dy nga liqenet më të lashta në Evropë, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet, dhe ndoshta edhe më gjatë.

Sumica e miliona liqeneve në botë janë më pak se 18 mijë vjet të vjetra dhe u formuan kur akullnajat u shkrinë në fund të Epokës së fundit të Akullnajave.

Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash.

Pjesa më e madhe e ujit të liqenit të Ohrit vjen nga burimet nënujore, shkruan NASA.

Gjeologët klasifikojnë vetëm 30 liqene, duke përfshirë Ohrin dhe Prespën, si “të lashtë”, përcaktuar nga disa studiues si që vazhdojnë më shumë se një cikël të epokës së akullit (të paktën 130 mijë vjet).

Gjeologët mendojnë se rreth 20 liqene në Tokë, kryesisht të gjetura në grabenë, kanë ekzistuar për më shumë se 1 milion vjet.

Pjesa më e madhe e ujit të Ohrit vjen nga burimet nënujore, por rreth 20 për qind e tij derdhet nga Prespa e lartë përmes kanaleve nëntokësore karstike.

Ndërsa, NASA ka bërë të ditur se nivelet e ujit kanë mbetur relativisht të qëndrueshme në Liqenin e Ohrit në dekadat e fundit, Prespa ka pësuar rënie të ndjeshme si në sipërfaqe ashtu edhe në vëllim.

Në një studim të fundit nga NASA, bazuar në afro katër dekada të vëzhgimeve të Landsat, shkencëtarët raportuan se Liqeni i Prespës humbi 7 për qind të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020, me gjasë për shkak të rritjes së tërheqjes së ujit për bujqësinë.

Ujërat me pak lëndë ushqyese dhe me oksigjen të lartë të Liqenit të Ohrit mbështesin më shumë se 1 mijë e 200 lloje bimësh dhe kafshësh, duke i dhënë liqenit një nga përqendrimet më të larta të biodiversitetit në botë.

Jetëgjatësia e Liqenit të Ohrit ka lejuar evolucionin e 200 llojeve që nuk gjenden askund tjetër, duke përfshirë kërmijtë e pazakontë, rosat dhe troftën. Liqeni është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe nganjëherë quhet Galapagos Evropian ose një muze i fosileve të gjalla për shkak të biodiversitetit të tij të jashtëzakonshëm.

Liqenet nuk janë veçoritë e vetme lokale të dukshme për moshat e tyre. Ohri, qyteti më i madh në liqen, është një nga vendbanimet më të vjetra njerëzore në Evropë. Ka manastirin më të vjetër sllav dhe më shumë se 800 ikona të stilit bizantin të krijuara midis shekullit të 11-të dhe 14-të.

Në vitin 2010, shkencëtarët e Unionit Ndërkombëtar Astronomik i dhanë emrin Ohër një liqeni në Titan, sateliti i dytë natyror më i madh në Sistemin Diellor, një hënë që rrotullohet rreth Saturnit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu