Edhe NASA është angazhuar të paraqesë diçka nga ajo po ndodh në Greqi këto orë, ku zjarret e pazakontë kanë shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzoren në disa periferi të Athinës.
Pikat e kuqe në foton e publikuar nga NASA paraqesin vendet ku flakërojnë zjarret, të bardha janë retë, ndërsa gri është masa gjigante e tymit që tejkalon Greqinë.
Zona më e prekur është Rafina në bregdet, atje ku janë regjistruar dhe viktimat më të shumta, rreth 80. Vdekjet thuhet se kanë qenë tragjike, me njerëz të mbetur brenda automjeteve, apo me të tjerë që kanë rënë në greminë nga pamundësia e shikimit të rrugës.