NATO bën bashkë Greqinë dhe Turqinë

Edhe pse tensionet dhe retorika mbetet e lartë, Turqia dhe Greqia kanë vendosur të marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët të NATO-s, të dyja shtetet janë pjesë e Aleancës Euroatlantike.

Fqinjët dhe rivalët historikë rajonalë janë pjesë e një grupi vendesh që marrin pjesë në “Dynamic Mariner-Mavi Balina 22”, stërvitje ushtarake që zhvillohet në brigjet perëndimore të Turqisë.

NATO njoftoi fillimin e stërvitjes së përbashkët nga baza detare Aksaz pranë resortit mesdhetar Marmaris. Stërvitjet do të zgjasin deri më 22 shtator.

“Dynamic Mariner është një stërvitje detare jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha zëvendës-admirali francez Didier Piaton, zëvendëskomandant i Komandës Detare Aleate të NATO-s.

“Stërvitja e këtij viti përfshin më shumë asete se kurrë më parë, duke lehtësuar ndërveprimin në rritje midis kombeve tona dhe duke rritur gatishmërinë operacionale. Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me Turqinë, aleatët dhe partnerët e tjerë për të penguar agresionin dhe për të mbrojtur aleancën”, u shpreh ai.

Stërvitja përfshin 50 anije, pesë nëndetëse, pesë avionë dhe 1500 marinarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu