Raketa që ra në territorin polak dhe vrau dy persona u hodh nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, duke u mbrojtur nga një sulm raketor rus. Është një ngjarje fatkeqe, sipas hetimeve fillestare, transmeton InfoShqip.
“Nuk kemi asnjë provë se incidenti është shkaktuar qëllimisht dhe se Rusia po planifikon një sulm ndaj NATO-s“, theksoi kreu i Aleancës.
Fillimisht kishte dyshime për përfshirje ruse, por Moska zyrtare u distancua menjëherë nga incidenti.
Të dy presidentët e SHBA-së dhe të Turqisë fillimisht ndanë dyshimet se raketa ishte lëshuar nga Rusia, ndërsa udhëheqësit perëndimorë evropianë kanë bërë thirrje kryesisht për qetësi dhe një hetim të besueshëm.
Shqetësim për lajmin erdhi edhe nga Maqedonia. Kryeministri Kovaçevski shprehu ngushëllime për viktimat dhe theksoi se po punohet në mbledhjen e të gjitha fakteve për ngjarjen tragjike.
Incidenti në kufirin polako-ukrainas është tema e takimit urgjent të sotëm të liderëve të NATO-s dhe Aleanca po diskuton furnizimin dhe modernizimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës./InfoShqip.com