Natyra ka gëlltitur një fshat kinez, është kthyer në një atraksion turistik

Fshati i braktisur i peshkimit Houtouwan në ishullin Shenshan të Kinës, i cili është pjesë e arkipelagut Shaanxi, është bërë një sensacion interneti dhe një destinacion i pazakontë udhëtimi.

Ky fshat duket sikur është nga një përrallë sepse është gëlltitur fjalë për fjalë nga natyra. Houtouwan, në kinezisht 后头湾 (ose Hòutóuwān) ka qenë një fshat i begatë peshkimi, në vitet ’80 kishte rreth 3000 banorë, por për shkak të distancës së madhe dhe aksesit të vështirë në vitet ’90, banorët filluan të shpërngulen. Në vitin 2002, fshati u bë zyrtarisht i pabanuar dhe pas disa dekadash bimët ngjitëse mbuluan shtëpitë me pamje nga oqeani. Disa prej tyre janë ende të mobiluara.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu