Ministri i financave sot shënoi 34 milion euro, në letrat me vlerë shtetërore. Edhe pse për rikthimin kanë mbërritur 29 milion euro, ministri Kiril Minoski vendosi të rris borxhin publik për 5 milion të reja”, thuhet në reagimin e zëvendësministrit të ekonomisë, Kire Naumov.
Sipas Naumov, “eurobligacioni i paligjshëm prej 450 eurove, për këtë pushtet të papërgjegjshëm, nuk mjafton për servisimin e detyrimeve të rregullta të buxhetit”.
“Në vend që futja në borxh në tregun vendor të letrave me vlerë të jetë në kuadër të shumës së borxheve që mbërrijnë për tu kthyer, ministri Minoski vazhdoj të grumbullojë borxhe të reja. Sërish dëshmojmë se çdo futje në borxh e këtillë e Qeverisë pa pajtueshmërinë e zëvendësministrit plotësues të financave është e paligjshme”- deklaron Naumov,
Ai paralajmëroi se do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike që i kanë në dispozicion që të ndalojnë futjen e këtillë në borxhe, në mënyrë të paligjshme në shpinë të qytetarëve dhe të gjitha huamarrjet të shqyrtohen sidomos në periudhën parazgjedhore.