Ndahet çifti i njohur brenda Big Brother Vip? Banori zgjedh eurot para partneres

Mjafoi një pyetje nga opinionisti i Big Brother Vip Kosova gjatë primes së kaluar që situata të bëhej “paksa lëmsh”brenda në shtëpi. Olti Curri pa hezituar i drejtoi një pyetje të hapur dhe të qartë Andit, nëse zgjedh çmimin e madh apo partneren e tij, me të cilën ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Gresën.

“Andi, a zgjedh para 200 mijë euro-t apo Gresën?”, ishte pyetja e Oltit, të cilës Andi iu përgjigj pa hezitim, duke zgjedhur 200 mijë eurot.

Gjatë Prime-it, debati mes çiftit shkoi deri në atë pikë, sa Gresa kërkoi Andit që në këto ditë që kanë mbetur ajo të përqendrohet në lojën e saj e ai në të tijën, e gjërat t’i vazhdojnë jashtë.

“Na kanë mbetur edhe pak ditë, ti përqendrohu në lojën tënde e unë në timen. Gjërat e tjera i vazhdojmë jashtë”, ka thënë Gresa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu