30 ditë paraburgim i janë caktuar nga Gjykata e Beogradit, kosovarit nga komuna e Klinës, Nezir Mehemetaj, i dyshuar nga autoritetet serbe për ‘Krime lufte kundër civilëve’. Akuzat kundër personit në fjalë, i ka drejtuar një grua rome atje.
Po bëhen tashmë pesë ditë qëkur Nezir Mehmetaj po mbahet në Serbi, ndërkaq dje atij iu caktua paraburgimi prej një muaji.
Burime të Gazetës Metro bëjën të ditur se lënda e qytetarit nga Klina që jeton në Zvicër është e pabazuar dhe pa fakte për çështjen që e akuzojnë, ndërsa bazë kanë vetëm deklaratat e një gruaje rome.
“Në parim është shpreh që ka qenë në 99’ në Kosovë, edhe pse lenda e tij është e pabazuar dhe pa fakte për çka e akuzojnë, në bazë të një deklarate të një gruaje me përkatësi rome”, ka thënë ky burim anonim për Metron.
Tutje, ai ka bërë të ditur se në prani të avokatit në detyrë që i është caktuar nga shteti, ai është mbajtë me të padrejtë në statcionin policor.
Ndërsa, Mehemetaj nuk është dërguar fare në Gjykatë, teksa është intervistuar dy here rreth kësaj çështje.
Ndryshe, Mehmetaj kishte marrë rrugën për në shtetin serb bashkë më nënën e tij, të cilën e kishte dërguar për vizitë mjekësore, por që u ndal në pikëkalimin kufitar në Merdare, teksa po kthehej në Kosovë.
Nëna e Nezir Mehmetajt, Nazlie Mehmetaj, ka treguar për medie se i biri i saj gjatë kohës së luftës kishte qenë në Zvicër, ku edhe jeton aktualisht.










