Siç raportojnë mediat serbe, policia vendase ka ndaluar 3 shtetas shqiptarë në Preshevë, të cilët po udhëtonin drejt Beogradit.
Pas kontrollit në makinën e tyre, policia ka gjetur edhe një dron brenda. Duke marrë parasysh edhe ndeshjen që do të zhvillohet në Beograd, autoritetet nuk i kanë lejuar shqiptarët të vazhdojnë për në kryeqytetin e Serbisë.
E gjithë kjo bujë vjen edhe pas rastit të 14 tetorit, para 3 viteve, kur Ballist Morina uli dronin në stadiumin e Partizanit, gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri. /albeu.com/











