Ndalohet plotësisht lëvizja në zonat pyjore

Prej sot do të hyn në fuqi vendimi për ndalesë totale të lëvizjes në zonat pyjore, njoftojnë nga Qeveria.

Ekzekutivi u bën apel të gjithë qytetarëve që të mos lëvizin nëpër zonat pyjore në vend, në mënyrë që të mbrojnë sigurinë personale dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Ndryshe, për momentin në RMV janë aktive 5 zjarre, në Kumanovë, Strumicë, Ohër, Manastir dhe Shtip. Kështu kanë bërë me dije nga Qendra e Menaxhimit me Kriza.

Qendra e Situatës në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, në përputhje me raportet nga Qendrat Rajonale të Menaxhimit të Krizave, që raportuan për disa zjarre aktive në vend dhe shpërthime të mundshme, kanë treguar për ekipet e zjarrfikësve dhe ekipeve tjera të shpëtimit që janë në teren që shuajnë zjarrin dhe parandalojnë përhapjen më të madhe të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu