Ndërkombëtarët duan qeveri LSDM + BDI+ BESA

“Qeveria e re e ndryshimeve të mëdha duhet të jetë mes LSDM, BDI-së dhe Lëvizjes BESA. Kjo preferencë është nga shumë Qeveri të vendeve europerëndimore”, theksoi për INA një diplomat europian në Shkup. Sipas tij, ky koalicionim do të jetë efikas me 64 deputetë, duke llogaritur edhe vota të partive të tjera të shqiptarëve, por edhe të partive të tjera që janë pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE.

“Me këtë i hapet rrugë vendit për dalje nga kriza e thellë dhe kapja e shtetit. Duhet nisur me ndryshime rrënjësore, për tia kthyer imazhin këtij vendi si shtet demokratik dhe që synon rrugën e qartë të integrimeve euroatlantike”, theksoi për INA, diplomati europerëndimor. Një mundësi e tillë për këtë koalicion është i mundshëm vetëm nëse VMRO-DPMNE dështon të arrijë formimin e Qeverisë së re. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu