Ndërmjetësimi për bisedime mes palëve, Erdogan pritet të takohet me Putinin në Kazakistan

Presidenti rus Vladimir Putin mund të takohet me homologun e tij turk, Recep Erdoğan gjatë një samite që do të mbahet në Kazakistan këtë javë. Lajmin e ka bërë të ditur Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh për gazetarët e është e mundur që palët të diskutojnë rreth propozimit të Turqisë për të ndërmjetësuar bisedime mes Rusisë dhe Perëndimit rreth Ukrainës.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve, gjatë takimit do diskutohet per çështje që do të përmirësojnë marrëdhëniet midis Turqi-Rusi si dhe zhvillimet e fundit në Rusi-Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu