Nderon mbretëreshën dhe u merr vëmendjen Kate dhe Meghan, ja ç’ka bërë Pippa Middleton

Sa heë që Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë qenë shtatzënë, kujtojmë që kjo e fundit po përjeton emocionet e pritjes së ëmbël për herë të dytë, të shumtë kanë qenë ata që kanë aluduar se dukeshat e famshme do të zgjidhnin emrin e princeshë Diana-s, ose mbretëreshës Elizabeth në rast se do të lindnin vajza. Por kjo gjë nuk ndodhi kurrë, megjithatë një tjetër personazh i rëndësishëm i familjes zgjodhi të respektojë sovranen 94-vjeçare, duke zgjedhur emrin e saj për të bijën.

Bëhet fjalë për Pippa Middleton. Motra e dukeshës së Cambridge, Kate Middleton solli në jetë Grace Elizabeth Jane, në orët e para të së hënës, në Londër. “Vajza e vogël është mirë, peshon rreth tre kilogramë dhe i ka lumturuar shumë prindërit e saj. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte ”, zbuloi një person i brendshëm për ”Hello” që publikuan të parët lajmin e lindjes.

Po sipas të njëjtin burrim, ky emër është një nderim për mbretëreshën Elizabeth, që përjetoi ditë veçanërisht të trazuara pas intervistës së Harry-t dhe Meghan Markle për Oprah Winfrey.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu