Ndërroi autobusin, zbulohet fatlumi që i shpëtoi tragjedisë

Në momentin e fundit, një shqiptar i Maqedonisë së Veriut vendosi që të mos hipte në autobusin-arkivol të Besa Trans. Enesi është personi më fatlum në këtë histori.

Për mediat bullgare, shqiptari tregoi se kishte vendosur të udhëtonte me një kompani në minutat e fundit.

Ai udhëton shpesh drejt Stambollit me kompaninë Besa Trans. Por këtë herë vendosi të ndryshojë.

Megjithatë të afërmit e tij nuk e dinin këtë gjë dhe për dy ditë po e kërkonin, duke menduar se ka vde kur.

“Po mendoja të shkoja në Stamboll për dy ose tre ditë, por ndryshova mendje në momentet e fundit dhe udhëtova me një kompani tjetër. Nuk kisha kontakt, as internet,” tha Enes, duke shtuar se familja ishte alarmuar.

“Ishte e shkruar nga Zoti. Nuk e di nëse ai më dëgjon tani, por u dërgoj ngushëllimet e mia familjarëve të vikti mave. E di që për ta është shumë e vështirë,” tha ai.

Ndërkohë hetimi për aksidentin vazhdon.

Vik timat nuk janë identifikuar akoma për shkak se janë dje gur në një masë të madhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu