Ndërroi jetë 107-vjeçari si banori më i vjetër i Çairit të Shkupit

Screenshot

Ka ndërruar jetë në moshën 107-vjeçare Aga Ibush, i cili njihej si banori më i moshuar i komunës së Çairit dhe, me shumë gjasë, edhe i mbarë vendit.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Bujar Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të këtij njeriu të veçantë, i cili jetoi më shumë se një shekull.

Osmani ka kujtuar me respekt vizitat dhe takimet e shumta që ka zhvilluar me të ndjerin përgjatë viteve, duke i cilësuar ato si momente të çmueshme reflektimi. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu