Ndërron jetë princesha e Spanjës nga koronavirusi

Koronavirusi i ka marrë jetën një princeshe në Spanjë. Ka humbur jetën nga koronavirusi princesha e Spanjës Maria Teresa në moshën 86-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë vëllai i saj më i vogël pa dhënë asnjë detaj. Maria Teresa ka qenë princesha e familjes mbretërore Bourbon-Parma në Spanjë.

Ajo ka lindur në Francë, në 28 korrik 1933. Anëtarët e familjes mbretërore dikur sundonin, si Mbreti i Etrurisë dhe si Duka i Parma dhe Piacenza, Guastalla dhe Lucca deri në vitin 1859.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu