Ndeshja e Yjeve të NBA shkon për LeBron, një grek i merr kurorën e “mbretit”

Skuadra e LeBron James fitoi ndeshjen e All Stars në basketbollin amerikan. Sfida përfundoi 170-150 dhe u luajt në kushte krejt të veçanta për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kishte shiritin e kapitenit dhe në fund doli fitues, por në parket ishte thuajse si spektator. Kjo ndeshje nuk ishte për LeBron James, me “Mbretin”, që shënoi vetëm 4 pikë dhe me një hero tjetër, pikërisht atë që shihet si pasardhësi.

Giannis Antetokounmpo, rival i madh i LeBron në kampionat, e nderoi kapitenin e tij, pasi si shok skuadre i siguroi suksesin. Ekipi i James fitoi Ndeshjen e Yjeve ndaj ekipit të Kevin Durant, me shifrat 170-150, në edicionin e saj të 70-të.

Ylli i Milwaukee Bucks shkëlqeu mbi të gjithë në arenën e Atlantës, duke shënuar 35 pikë në më pak se 20 minuta. Në përfundim, Antetokounmpo u shpall më i miri i i ndeshjes së All Stars .

Në ekipin fitues ishin edhe Damian Lillard i Portland Blazzers me 32 pikë, Stephen Curry me 28, si dhe yjet europianë Jokic e Doncic. Jokic i Denver Nuggets pati vlerësim të lartë, ashtu si Chris Paul.

Ishte një Ndeshje Yjesh krejtësisht e pazakonshme, së pari për shkak të pandemisë. Në tribuna kishte pak spektatorë dhe salla nuk pati atmosferën, që ka qenë dikur me mbi 20 000 të pranishëm. Nuk pati yje të Hollyëoodit apo të tjerë në rreshtin e parë, madje dy lojtarë u përjashtuan pasi prenë flokët.

Këta ishin Joel Embiid dhe Ben Simmons, të cilët nuk u lejuan të hynin në Arenë sepse berberi i tyre doli pozitiv me Covid-19. I pazakontë edhe fakti që kapiteni i ekipit tjetër, Kevin Durant, nuk luajti për shkak dëmtimi, dhe skuadrës së tij i munguan edhe të lënduarit e tjerë, Anthony Davis e Devin Booker.

Tek humbësit, më të mirët ishin Bradley Beal me 26 pikë, dhe Kyrie Irving me 24. Natyrisht, nuk bëhej fjalë për një ndeshje, por për një shfaqje, ku pati vetëm sulm dhe jo mbrojtje. Kështu përfundoi kjo fundjavë, në të cilët yjet nuk patën aspak të dëshirë të vinin, por që u zhvillua për të respektuar traditën e basketbollit amerikan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu