Ndihma nga Kosova, Rama i bën kërkesën e papritur Pacollit: Shpjegoju kosovarëve, ka ustallarë që i fryjnë!

Kryeministri Rama ndodhet në Durrës, sëbashku me politikanin nga Kosova Behgjet Pacolli. Pacolli u shpreh i gatshëm të ofrojë ndihmën e tij për familjet e prekura nga tërmeti. Rama falenderoi trupat e Kosovës për angazhimin e tyre për shpëtimin e njerëzve nën rrënoja.

Behgjet Pacolli: Tani që mora informimin tuaj, nëse është nevoja ne mund të iu ndihmojmë menjëherë.

Edi Rama: Ne do të bëjmë një marrëveshje me ta. Çështja e perimetrit ka pak vështirësi se banorët janë në punë, në shkolla.

Behgjet Pacolli: Do të qëndroj me ju deri në fund. Organizimi juaj është shumë i mirë. Populli ynë është shumë human. Këtu situate është nën kontroll.

Edi Rama: “Trupa e Kosovës ka bërë një figurë fantastike me korrektesë dhe profesionalizëm. Është shumë prekëse dhe e fortë ndihma e Kosovës dhe gjithë vendeve që na ndihmuan. Mirë do ishte ti sqaronit njerëzit se tarifa të rruga është detyrim i të gjithëve, shërbim për rrugën dhe sigurisë dhe detyrimin për shtetin. Nëse vjen me zemër dhe mëndje për të dhënë një ndihmë më shumë se sa ato 5 euro, ato 5 euro nuk janë diskriminim, ato paguhen në të dy anët e kufirit.Ato 5 euro janë kontribut për të gjithë, por edhe për shtetin dhe vetveten.Unë e di si diskutohet, ka ustallarë që i fryjnë këto, por s’është koha për t’u marrë me ustallarët, por duhet të merremi me qytetarët tani”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu