Ndihmonte trafikantët t’i shpëtonin policisë, mbyllet pas hekurave papagalli (FOTO)

Një papagall, i cili thuhet se ishte trajnuar për të paralajmëruar trafikantët e drogës për praninë e policisë, është “arrestuar”.

Papagalli i paidentifikuar thuhet se është konfiskuar më herët këtë javë, kur oficerët bastisën shtëpinë e një çifti në Brazil që merreshin me tregtimin e kokainës.

Policia po kryente operacione në Vila Irmã Dulce, një komunitet me të ardhura të pakta, ku ata kishin në shënjestër tregtarët e kokainës, raporton The Guardian.

Sipas policisë braziliane, zogu ishte mësuar që të paralajmëronte kriminelët për praninë e policisë duke thirrur ‘Mama, policia!’

Përkundër sistemit të tyre të paralajmërimit, në dukje të pagabueshëm, çifti u kap nga policia bashkë me “Narko papagallin” e tyre


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu