“Ndjeva lotin e tij në faqe”, gruaja e Moratës tregon momentin më prekës në martesën e tyre

Nëse do të kishte një çmim për çiftin që do e shprehte më shumë dashurinë në rrjetet sociale, pa dyshim fitues do të ishin Alvaro Morata dhe Alice Campello. Dyshja para pak muajsh janë bërë prindër për herë të parë të binjakëve Alessandro dhe Leonardo. Sezoni i kaluar për sulmuesin e Chelseas ka qenë për t’u harruar, por nuk mund të thuhet kështu për raportin e tij të dashurisë me 23-vjeçaren.

Modelja bukuroshe ka dhënë një intervistë të shkurtër, publikuar në Instagramin e saj, ku ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të paharrueshme me Alvaron, por duke treguar edhe atë që ajo e quan çelësin e një marrëdhënie të shëndetshme.

“Jeta me Alvaro vijon të jetë ende shumë romantike. Që kur zgjohemi nga gjumi deri kur shtrihemi sërish në krevat, ne qeshim. Është gjëja më e mirë në jetë për mua. Lindja e fëmijëve? Alvaro ishte në dhomë me mua dhe unë do ta mbaj mend përgjatë gjithë jetës atë moment. Faqja e tij ishte ngjitur me time, më fliste dhe ndjeva lotin e tij në fytyrë”, u shpreh Alice.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu