Ndodh edhe kështu, gomari bie nga çatia (VIDEO)

Në imagjinatën e çdo kujt mbi çatitë e shtëpive mund të ecin drerët e babagjyshëve, por në Brazil ndodh që të jenë edhe gomerët.

Edhe pse është e paqartë se si ka hipur në çati, një gomar është filmuar teksa thyen tjegullat dhe bie nga “qielli” në mes të dhomës.

Duke mos ditur se si të veprojnë, pronarët e shtëpisë kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, teksa kanë filmuar edhe të gjithë skenën. Por gomari nuk ka pritur që të mbërrijnë zjarrfikësit duke e gjetur vetë rrugën për në tokë, edhe pse në një formë paksa të dhimbshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu