Një ngjarje interesante ka ndodhur në Rusi kur vetura e pasagjerëve të aeroplanit, e cila transportonte metale të çmuara, u hap aksidentalisht në kohën e nisjes. Ku tre ton ari ranë nga aeroplani.
Gjithçka ndodhi gjatë fluturimit të aeroplanit që për destinacion kishte lindjen e Rusisë nga aeroporti i Yakutsk, ku sipas agjencisë ruse të lajmeve “TAS today” ari që po binte nga aeroplani u shprënda i gjithi në pistën e aerportit.
Ndërkaq që hetimet për këtë rast po vazhdojnë, nga Komiteti Hetimor rus është bërë e ditur që Aeroplani “An-12” fluturonte sot nga Yakutsk në Krasnoyarsk me 9.3 tonë ari dhe metale tjera të çmuara, transmeton lajmi.net.
Sipas raporteve fillestare, 172 blloqe ari që ranë nga aeroplani që peshojnë 3.4 tonë, janë gjetur në pistën e aeroportit, ku u bë e ditur që një pjesë e ngarkesës ka rënë për shkak se dyret nuk ishin mbyllur hermetikisht.
Aeroplani në fund ateroi në Aeroportin e Maganit, 12 kilometra nga destinacioni fillestar. Në bord ishin pesë persona ndërkaq që të gjithë kanë shpëtuar pa lëndime trupore.











