Ndodhi në Kataluni, Daçiq tani i druhet mbajtjes së një referendumi në Preshevë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq thotë se BE-ja dhe ata që thonë se Kosova është një rast i veçantë ka pyetur nëse tani edhe Presheva duhet të trajtohet si rast i veçantë.

Ai ka aluduar në referendumin e vitit 1992 i mbajtur në Preshevë, ku shpejt pushteti i atëhershëm serb e kishte çrrënjosur, duke mos u bërë fare publike, transmeton Indeksonline.

Daçiq i kërkoi BE-së të bëjë një deklaratë konkrete mbi të drejtën e Kosovës për të qenë shtet, duke e lidhur me referendumin e dështuar në Kataloni.

Në anën tjetër Lideri i Lëvizjes për Progres Demokratik Jonuz Musliu, ka thënë se Serbia duhet të pranojë referendumin e marsit të vitit 1992, në përputhje me Kartën e OKB-së, e cila garanton vetëvendosjen e popujve indigjenë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu