Ndryshim i ligjit: 500 euro dënim dhe konfiskim i mjetit nëse bëni shkelje në pikat e pagesave

Shkeljet e ligjeve në Maqedoni do t’ju kushtojnë shtrenjt nëse nuk i’u përmbaheni. Ky lajm vjen me ndryshimet e Ligjit për rrugë publike në Maqedoni. Me këtë ligj mundësohet legalizimi i një numri të caktuar i objekteve dhe zonave të caktuara të urbanizuara.

Miratimi dhe vendosja e shenjave, reklamave, tabelave, gardhi mbrojtës dhe shtyllat e rrugëve në komuna dhe qytetin e Shkupit të rregullohen në mënyrë precize transmeton Infoshqip.com.

Gjithashtu një ndër ligjet e vendosura është se nëse thyhet barriera mbrojtëse në pikat e pagesave të taksave rrugore, policia ka të drejtë të konfiskojë mjetin tuaj si dhe t’ju dënojë me gjobë në vlerë prej 500 euro. Si dëshmi kundër thyesit të rregullave do të përdoren regjistrimet e kaerave të sigurisë të vendosura në këto pika.

Me kërkesë të zonave rurale me këtë ligj të ndryshuar lejohet që zonat e sigurisë gjatë rrugëve rajonale dhe magjistrale të mos kenë distancë më të vogël se pesë metra në vend të njëzet metra që ishte deri tani./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu