Në Bruksel bisedimet për targat pritet të vazhdojnë edhe sot

Delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel ka përfunduar të mërkurën takimin me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje nëse e pranojnë draft dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave të automjeteve, e cila ka shkaktuar tension gjatë ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Burime të Bashkimit Evropian kanë thënë për Radio Evropa e Lirë në Bruksel, se negociatat pritet të vazhdojnë edhe sot, më 30 shtator.
Delegacioni serb udhëhiqet nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Ndryshe dje, shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është finalizuar një draft-dokument për zgjidhjen e çështjes së targave, me ndërmjetësimin e BE-së, mirëpo Beogradi edhe nuk e ka dhënë pëlqimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu