Në Bruksel u fol dhe për “Ballkanin e Hapur”, Vuçiç sqaron: Nuk kam folur me Putin as ide e Orban për këtë nismë

Presidenti Aleksandër Vuçiç la të kuptojë se në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, takim i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që prisnin anëtarësimin është folur dhe për “Ballkanin e Hapur”

Aleksandër Vuçiç: Mu desh të them sot se “Ballkani i Hapur” nuk ishte ide e ndonjë tjetri por e jona, e të treve. Në atë kohë nuk ishte Kovaçevski, por Zaev. Ishte ideja jonë. Donim të kujdeseshim për rajonin tonë, të kujdeseshim për fqinjin. Dëgjuam ndërkohë një që thoshte se ishte ide e Orbanit. Ai ishte aty. Nuk e di a I kishte folur ndokush për të. Pastaj dikush tha kjo është ide e Putinit.

Unë nuk kam folur kurrë me Putinin për këtë. Pse duhej të flisja me të. Ne e bëmë vetë, nuk kishim nevojë për askënd tjetër. Tre vende ballkanike me përfaqësuesit e tyre që u ulën bashkë të zgjidhnin problemet e tyre. E ndaluar është kjo.”

Krah Ramës dhe Kovaçevskit, Aleksandër Vuçiç e gjeti me vend që të nënvizojë dhe se: “Ata mbrojtën vendin e tyre dhe interesat e tyre kombëtare në mënyrë dinjitoze. Shpresoj që ata të kuptojnë që po them të vërtetën”

Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi të enjten (23.04) në Bruksel pa rezultate konkrete.

Bllokada e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende vazhdon. Afrim nuk ka pasur as me Serbinë në lidhje me çështjen e sanksioneve të BE kundër Rusisë. Serbia, vend që ka çelur me negociatat me BE refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë tradicionalisht mike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu