Në Çair aksion policor, mësoni kush janë të arrestuarit

Paraditja e sotme në Çair të Shkupit u karakterizua me pjesëmarrje të madhe policore, njofton shprehja. Aksionet policore filluan që nga orët e para të mëngjesit.

Sipas informacioneve të portalit shprehja, aksione policore para mëngjesit ishin për arrestimin e personave të inkriminuar në lëndët narkotike. Ky aksion polcior u zhvillua në lagjen Dizhon, njofton shprehja.

Aksioni i radhës policor u zhvillua në afërsi të restorantit “Biznis”, në mesditë, njofon shprehja. Sipas informacioneve jozyrtare, aksioni u zhvillua për sekuestrimin e armëve të dyshuara. Kështu, sipas qytetarëve të pranishëm, thuhet se policia nuk u kthye duar zbrazët, por me vete siguroi një armë të rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu