Në depresion dhe nuk del nga shtëpia? Reagon Pele

Ish-sulmuesi brazilian, Pele ka hedhur poshtë zërat se është në depresion dhe siguroi fansat për shëndetin e tij të qëndrueshëm.

Djali i Pele, Edinho i tha “Globo” në një intervistë të publikuar të hënën tha se tri herë Kampioni i Botës ishte në depresion dhe se nuk dëshironte të dilte nga shtëpia.

“Jam mirë” – tha Pele i cili do të mbush 80 vjeç në tetor.

“Vazhdoj t’i pranoj limitet e mija fizike në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam ditë të mira dhe të këqija. Kjo është normale për njerëzit në moshën time”

“I kam të planifikuara edhe disa evente të tjera. Nuk u shmangem takimeve që i kam të axhendën time të ngarkuar. Unë vazhdoj t’i pranoj limitimet e mia fizike në mënyrën më të mirë të mundshme, por tentoj të vazhdoj përpara. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, – u shpreh legjenda e futbollit.

Pele konsiderohet se është ndër futbollistët më të mëdhenj në histori të këtij sporti.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu