Në Dibër fitoi BDI, Ohri dhe Novosella shkojnë në balotazh

Zgjedhjet e djeshme për kryetar të komunës në Ohër dhe Novo Sello nuk nxorën ndonjë fitues. Kryetari i komunës në këto komuna do të zgjidhet më 5 maj. Në Ohër në rrethinë e dytë kandidati i LSDM-së, Konstatin Georgieski, i cili fitoi 13.037 vota dhe kandidati i VMRO-së, Mitre Milloshevski, me 10.614 vota.

Në Novo Sello asnjëri nga kandidatët nuk fitoi mbi 50% të votave. Në rrethin e parë, kandidati i VMRO-së mori 2.753 vota, ndërsa kandidati i LSDM-së, Nikolla Angellov mori 2.693 vota. Ndërkohë, kandidati nga radhët e BDI-së, Hekuran Duka është zgjedhur që dje kryetar i ri i komunës së Dibrës, pasi fitoi mbi 50% të votave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu