Në Haraçinë është ndërprerë rryma, EVN thotë se ka defekt të madh

Rreth 80 për qind e amvisërive në Haraçinë sot nuk kanë pasur energji elektrike.

EVN Home konfirmoi për TV21 se mëngjesin e së hënës ka ndodhur një defekt i madh në këtë komunë si pasojë e mbingarkesës së nënstacioneve për shkak të përdorimit të paligjshëm të energjisë elektrike nga banorët.

“Në Haraçinë ekipet tona shpesh ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike nga banorët, gjë që e pamundëson kryerjen e punës në tërësi. Për të punuar duhet të krijohen kushte për funksionim dhe punë normale, për rregullimin ashtu edhe për rindërtim dhe modernizim të rrjetit. Përderisa nuk ka kushte normale të punës dhe ka pengesë në kryerjen e punës, nuk do të ketë mundësi për restaurim”, tha EVN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu