Në kërkim nga Interpol-i për sulmin e Banjskës, Milan Radoiçiç feston i pa shqetësuar ditëlindjen me pankarta e fishekzjarre (VIDEO)

Edhe pse në kërkim nga INTERPOL-i pasi akuzohet si organizator i sulmit në Banjskë të Kosovës më 24 shtator 2023, Milan Raidoçiç është shfaqur në rrjetet sociale duke festuar ditëlindjen e tij.

Videoja është publikuar nga politikani serb Nemanja Sharoviç në rrjetin social “X” duke treguar se ish nënkryetari i Listës Serbe ka festuar ditëlindjen e ti të 46-të, me fishekzjarre.

Pamjet tregojnë se një grup serbësh kanë shpalosur një pankartë të madhe ku shkruhet “Gëzuar ditëlindjen komandant”.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i pati lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për Milan Radoiçiç, i cili pati deklaruar se e kishte udhëhequr sulmin e 24 shtatorit. Si pasojë e sulmit në veri të Kosovës gjatë shkëmbimit të zjarrit mes uniformave blu dhe sulmuesve serbë u vra polici Afrim Bunjaku.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu