Në Kodër të Diellit mëngjesin e sotëm – 13 gradë

Më së ftohti sot në mëngjes është në Kodër të Diellit me -13 gradë, në Hanet e Mavrovës janë matur minus tetë, Krushevë minus shtatë, në Kriva Pallankë dhe Berovë minus gjashtë, ndërsa në Shkup minus dy gradë. Temperatura në minus ka edhe në Prilep, Tetovë, Manastir, Kumanovë, Vinicë, Ohër, Shtip, Kavadar dhe Veles. Mbi zero është vetëm në Gjevgjeli me një gradë, njoftoi DPHM.

Gjatë natës moti ishte kryesisht i vranët. Frynte erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e fuqishme nga drejtimi verior. Sot në mëngjes është vranët dhe ftohtë, nëpër disa vende fryn erë e lehtë nga drejtimi verior.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura maksimale do të lëvizë prej -1 deri 8 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 3 gradë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu