Në Kosovë dorëzohet dokumentacioni për Vetting në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krahas Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se dosja e dokumenteve të procesit të Vetting-ut do t’i dorëzohet Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas konferencës së tyre.

Në konferencë për media, Kryeministri Kurti ka thënë se nuk ka alternativë tjetër përpos Vetting-ut në drejtësi dhe se të njëjtën, po e vendos në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Fuqia që vinte nga pozita e gjyqtarit dhe prokurorit ngërthen përgjegjësi të madhe ndaj qytetarit. Për të garantuar të drejtat dhe sigurimin e secilit, gjyqtari vepron me urtësi dhe me maturi, vepron me profesionalizëm andaj veprimet e tij mbrohen nga shteti përmes pavarësisë së garantuar me kushtetutë dhe me ligj. Gjyqësori ynë përkundër të gjitha garancive kushtetuse duket se po përpiqet të dëshmojë të kundërtën”, ka thënë Kurti gjersa ka theksuar se dhunuesit janë liruar, nuk rehabilitohen, përsërisin veprat e madje ndonjëherë edhe vrasin.

Gjersa ka theksuar se lajmi për dhunimin e 11-vjeçares ishte tronditës, Kurti ka thënë se sistemi i drejtësisë mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës. Për këtë të fundit, ai ka thënë se puna në sistemin e drejtësisë nuk mund të mbarojë pa Vetting-un.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu