Në Manastir u hap Konsullata e nderit e Republikës së Shqipërisë

Me ceremoni solemne dhe në prani të ambasadorit të Shqipërisë, konsuj të nderit, ministra qeveritar dhe kryetarë komunash nga rajoni i Pellagonisë në Manastir është hapur Konsullata e Nderit i Republikës së Shqipërisë, ndërsa këtë funksion do ta kryejë Imer Selmani.

Konsulli i nderit i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Veriore për herë të parë hapet në Manastir në qytetin ku para 111 vitesh është unifikuar alfabeti shqip, ka thënë Selmani.

“Manastiri është qytet i cili ka memorie historike për shqiptarët. Këtu para 111 vitesh para se zyrtarisht të formohet Republika e Shqipërisë si shtet janë bërë përpjekje të mëdha që të unifikohet alfabeti, alfabeti shqip ku sot të gjithë ne shqiptarët e përdorim dhe kuptohemi. Por ky nder nuk është vetëm i ynë, është nder edhe për Manastirin dhe vlerësojmë se në këtë qytet të konsujve, me hapjen e kësaj konsullate do ta pasurojmë, do të bëjmë hapa pozitiv dhe bashkë me miqtë tanë maqedonas, turq, vlleh dhe të tjerë që jetojmë këtu nën një diell ku ndajmë të kaluar të përbashkët, të ardhme të njëjtë, synojmë të jemi familje si që janë NATO dhe BE. Duam që këtë qytet dhe mbarë shtetin ta bëjmë më të mirë për jetesë”, ka thënë Selmani.

Konsulli i nderit i Republikës së Shqipërisë në Manastir është i locuar në sheshin e gjerë në rrugën ku janë edhe konsullatat e nderit të Francës, Turqisë, Federatës Ruse, Rumanisë, Serbisë, Malit të Zi, Hungarisë, Bosnjë e Hercegovinës, Austrisë, Ukrainës dhe Greqisë, derisa Republika e Bullgarisë në Manastir ka konsullatë të përgjithshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu