Aktori i njohur i humorit, Julian Deda nuk humb rast për tu tallur me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, i cili u betua sot në mandatin e dytë në këtë detyrë.
Deda shkruan se Veliaj u betua që në mandatin e dytë do të vazhdojë të vjedhë dhe të mashtrojë, por me intensitet më të lartë se në të parin.
Postimi i Jul Dedës:
Toni:
“Betohem se ne mandatin e dyte do vazhdoj te vjedh dhe te mashtroj, por me intensitet me te larte se ne te parin.”
Erioni:
“Betohem.”
Salla duartroket fort.
Popullit i bie te fiket nga marazi.
Kujtojmë që sot Erion Veliaj është betuar për mandatin e dytë në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht se votimet ishin të çdekretuara nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.










