Në Maqedoninë e Veriut ka mungesë ambulancash

Shtëpia e shëndetit publik ka mungesë të ambulancave të ndihmës së shpejtë, thotë Besim Koka drejtor i Shtëpisë së shëndetit publik. Ai shton se edhe ambulancat të cilat i shfrytëzojnë momentalisht janë duke u vjetruar.

“Ne kemi probleme me ambulancat. Kemi problem fillimisht me numrin e ambulancave. Pastaj ato që i kemi kanë filluar të vjetrohen. Është e vërtetë që kemi probleme por gjithmonë kam potencuar se gjithmonë jemi në gatishmëri që qytetarëve t’ju dalim përkrah çdo nevoje. Edhe pse kemi probleme punën tonë si shtëpi e shëndetit dhe si ndihmë e shpejtë ne e bëjmë”, tha Besim Koka drejtor te Shtëpia e shëndetit publik.

Koka thotë se në natën e tragjedisë kanë shfrytëzuar maksimalisht të gjitha automjetet e ndihmës së shpejtë.

Kemi bërë një vlerësim me ekipin e ndihmës së shpejtë që e koordinuam së bashku gjithë këtë proces. U ulëm dhe shikuam problemet nëse ndokund kemi gabuar. Mendoj se kemi dalë perfekt. Ndoshta as në Gjermani nuk do arrinin se si jemi organizuar atë natë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se ambulancat në natën e kobshme të 13 shkurtit, kanë arritur ne vendin e ngjarjes për 15 minuta.

“Para disa muajve kemi shpallë tender dhe procedura është në përfundim. Po kalon afati dhe porosia. Pra, për disa javë automjetet që i kemi porositur gjithsej dymbëdhjetë, do të ndahen kryesisht në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup. Dhe më tej sipas nevojës do të ndahen në shtëpitë e tjera të kujdesit shëndetësor në vend”, tha Besim Koka drejtor te Shtëpia e shëndetit publik.

Ndryshe Shtëpia e Shëndetit Publik në fillim të muajit prill do të furnizohet me gjashtë automjete të reja të ndihmës së shpejtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu